Para një jave paralajmëroi se do të performojë në ngjarjen vjetore të modës në qytetin e New Yorkut.
Një numër i madhe i modeleve sfiluan në pistën e modës të organizuar nga “Victoria’s Secret”.
Pos Rita Orës, edhe Bebe Rexha ka shkëlqyer me këndimin e disa prej hiteve më të njohura që i ka sjell viteve të fundit.
Këngëtarja kishte përzgjedhur të vishet më ndryshe si zakonisht dhe kjo i ka sjell komente pozitive prej kreatorëve të modës.
Ajo kishte të veshur një “badi” me një pallto të gjatë ngjyrë roze, të cilat i kishte të kombinuara me çizme të gjata e bënin të dukej si një flamendo në skenë teksa performonte “I’m a mess”.
Gjithashtu 28-vjeçares iu bashkua në skenë edhe muzikantët e tjerë si Chainsmokers, Halsey, Kelsea Ballerini, The Struts dhe Shawn Mendes.
Theksojmë se një prej bukurosheve të modës, Ginsele Bundchen ka refuzuar të shfaqet në të brendshme pasi që tashmë ndihet e turpëruar.
Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i dëgjojmë në albumin e ri. /Telegrafi/