Telegrafi

Bebe Rexha si në kohët e lashta: Udhëtim me deve në shkretëtirat e Dubait (Foto/Video)

Bebe Rexha po vazhdon me koncertet anembanë botës.

Por, së fundi këngëtarja shqiptare ka gjetur kohë paksa të vizitoj qytetin turistik dhe shumë të vizituar të Dubait.

E me këtë rast ajo ka bërë edhe një shëtitje në shkretëtirat që e rrethojnë këtë vend dhe me këtë rast ka zgjedhur një transport mjaft të veçantë, transmeton Telegrafi.

Bebe ka zgjedhur të shëtis e hipur mbi një deve duke thënë se ‘nuk na duhet autobusi për një udhëtim kur kemi një deve’.

Ndryshe, 27-vjeçarja ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/