Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, tregon vazhdimisht se është krenare për prejardhjen e saj.
Ajo shpesh herë shfrytëzon rrjetet sociale pikërisht për këtë, dhe nuk hezito që të tregoi për këngën, ushqime dhe tradita shqiptare në përgjithësi.
Edhe së fundmi, 32-vjeçarja postoi në InstaStory një thënie që lidhej pikërisht me këtë.
“Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, ne kemi pyll familjar”, shkruhet në postimin e Bebes.
Ndërkohë, ylli i muzikës aktualisht po shijon suksesin e këngës “Family” që solli së fundmi në bashkëpunim me David Guettën.
Në anën tjetër, vitin që po lëmë pas, Bebe lansoi edhe albumin “Better Mistakes” që u prit mirë nga fansat.
Ndërsa, sipas statistikave të Spotify artistja e njohur është dëgjuar 953.1 milionë herë nga 90.5 milionë njerëz. /Telegrafi/