Site icon Telegrafi

Bebe Rexha shpreh gatishmërinë për të paguar faturat e fansave të saj për fundvit

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po e hap zemrën e fansave të saj për fundvit.

Ajo ka shprehur gatishmërinë e saj që të paguajë disa prej faturave të fansave të saj, duke marrë parasysh vështirësitë financiare me të cilat janë përballur shumë prej tyre.

31-vjeçarja ka lënë një mundësi të hapur për fansat e saj në InstaStory, që të shkruajnë emrin e llogarisë dhe të dërgojnë faturën e tyre aty.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, ka shkruar Rexha në InstaStory.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Pandemia globale COVID-19 ka shkaktuar një krizë ekonomike në mbarë botën, me shumë prej njerëzve që nuk kanë pasur mundësi të paguajnë faturat apo qiranë shkaku i mungesës së punës.

Edhe këngëtarja tjetër e famshme ndërkombëtare, Talyor Swift, pak javë më parë doli vullnetare për të ndihmuar dy nëna, pasi pa historinë e tyre në “New York Times”, që po rrezikonin të mbeteshin pa shtëpi shkaku i krizës pandemike. /Telegrafi/

Foto: Taylor Swift/Instagram
Exit mobile version