Telegrafi

Bebe Rexha shpërndan videon e të moshuarit që jep këshilla të çuditshme për coronavirusin: Shqiptarët e mi mos e provoni këtë

Foto: Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që këto ditë të jetë më aktive në rrjetet sociale, duke e parë si të vetmen formë lidhjeje me fansat e saj.

Ndonëse një emër i njohur në botën e showbizit ndërkombëtar, Bebe Rexha vazhdon të mos i harrojë bashkë-kombasit e saj.

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo ka publikuar një video të shkurtër në Instagram, ku shfaqet një burrë i moshuar shqiptar, i cili lëviz duart pranë një zjarri kisne për të larguar mikrobet.

Lexo po ashtu Bebe Rexha flet për vështirësitë e të jetuarit me çrregullim bipolar: Nëna ime la punën kur unë rrita dozën e ilaçeve

“Qe qysh mundesh me i djeg mikrobet”, janë fjalët e protagonistit të videos.

 

Ndërkohë, Rexha shkruan me shaka në mbishkrimin e videos: “Për të gjithë shqiptarët e mi (qesh), mos e provoni këtë në shtëpi (qesh)”.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Artistja me origjinë shqiptare kishte paralajmëruar disa projekte të reja muzikore për vitin 2020, por që momentin gjithçka i është pezulluar shkaku i krizës së coronavirusit. /Telegrafi/