Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka qëndruar e vetë-izoluar në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka shfrytëzuar rastin që këto ditë të jetë më aktive në rrjetet sociale, duke e parë si të vetmen formë lidhjeje me fansat e saj.
Ndonëse një emër i njohur në botën e showbizit ndërkombëtar, Bebe Rexha vazhdon të mos i harrojë bashkë-kombasit e saj.
Së fundmi, ajo ka publikuar një video të shkurtër në Instagram, ku shfaqet një burrë i moshuar shqiptar, i cili lëviz duart pranë një zjarri kisne për të larguar mikrobet.
“Qe qysh mundesh me i djeg mikrobet”, janë fjalët e protagonistit të videos.
Ndërkohë, Rexha shkruan me shaka në mbishkrimin e videos: “Për të gjithë shqiptarët e mi (qesh), mos e provoni këtë në shtëpi (qesh)”.
Artistja me origjinë shqiptare kishte paralajmëruar disa projekte të reja muzikore për vitin 2020, por që momentin gjithçka i është pezulluar shkaku i krizës së coronavirusit. /Telegrafi/