Të mërkurën është mbajtur konferenca për shtyp para meçit mes Florian Markut dhe Maxim rodan.
Dyshja do të përballen të shtunën mbrëma në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër.
Megjithatë, nuk ka shkuar gjithçka mirë gjatë kësaj konference, pasi boksieri shqiptar në nervozë e sipër është acaruar dhe ka sulmuar kundërshtarin e tij.
Videoja e Markut është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale duke u bërë virale reagimi i tij ndaj kundërshtarit ukrainas.
Kjo ngjarje duket se i ka rënë në sy edhe artistes shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Këngëtarja e hitit “I’m a mess” e ka shpërndarë videon e boksierit shqiptar me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e publikuar në InsatStory dhe duke shkruar në mbishkrimin e saj “Damn” që nga anglishtja i referohet një shprehjeje si “Oh dreq”.
Bebe Rexha është krenuar gjithmonë me rrënjët e saj dhe jo pak here ka shfrytëzuar rastin që me influencën e saj të ndihmojë dhe promovojë njerëzit që vine nga po i njëjti vend që ka prejardhjen ajo.
Përndryshe, përballja e Markut me Prodan këtë shtunë është e vlefshme për titullin IBF International në kategorinë ‘welterweight’. /Telegrafi/