Telegrafi

Bebe Rexha shpërblehet nga Spotify për arritjen e një miliard dëgjimeve me “Me, Myself & I”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po arrin suksese të mëdha në muzikë.

Ajo tashmë ka grumbulluar miliona e miliarda dëgjime në platformat e ndryshme në bazë të krijimtarive muzikore që ka realizuar.

Kështu ka ndodhur edhe me këngën “Me, Myself & I”, të cilën e solli rreth gjashtë vite më parë në bashkëpunim me G-Eazy.

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)

Në postimet e radhës që ka shpërndarë në InstaStory, ajo tregon se është shpërblyer nga Spotify pasi ka arritur një miliard dëgjime.

Në letrën që mori nga platforma e famshme shkruhet ‘urime që ke arritur një miliard dëgjime’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

“Shpresojmë që të merrni një moment për të reflektuar mbi gjithçka që ju desh për të arritur një moment historik kaq të jashtëzakonshëm. Kjo pllakë qëndron si testament për gjithë punën tuaj të palodhur”, thuhet më tej.

Biondja dukej se ishte tejet e lumtur për arritjen, ndërkohë që mbante pllakën dhe kërcente bashkë me të.

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)

Krahas shënimeve të njëpasnjëshme në karrierë, ajo po shijon prej dy vitesh një lidhje dashurie me Keyan Safyari.

Të njëjtit po kalojnë çdo moment pranë njëri-tjetrit, ndërsa së fundmi u fotografuan në makinë në disa momente intime. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)

 

Bebe Rexha (Foto: Screenshot/Instagram)