Bebe Rexha ka shënuar edhe një sukses në rrafshin ndërkombëtar.
Këngëtarja shqiptare ka marrë edhe një çmim, por kësaj radhe në shtetin kanadez.
https://www.youtube.com/watch?v=l0qHZ87t9rE
Në fakt, biondina ka marrë çmimin në kategorinë “Bashkëpunimi” në MMVA iHeartRadio.
E gjithë kjo në saje të hit këngës së sjell në bashkëpunim me Florida Georgia Line, “Meant to Be”.
Pas kësaj 28-vjeçja ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë dhe çmimin do ta vendos në shtëpinë që e ka blerë.
“Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahin në Kanada. Kjo është e mrekullueshme, nuk mund ta besoj që jam këtu. E dua Toronton dhe këtë çmimin do e vendos në shtëpinë time të re që posa e kam blerë. Prandaj, faleminderit shumë”, është shprehur ajo gjatë pranimit të çmimit.
Ndryshe, këngëtarja gjatë iHeartMusicRadio Much Music Video Awards, po ashtu ka performuar edhe dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”. /Telegrafi/