Superylli shqiptar, Bebe Rexha, ka shkruar historinë.
Për herë të parë një këngëtare shqiptare ka arritur që të ngjitet në vendin e dytë në Billboard Hot 100.
Ajo ka arritur që me hitin “Meant to Be” të ngjitet në vendin e dytë duke lënë prapa edhe superhitin “Perfect” nga Ed Sheeran.
Kënga “Meant to Be” u prit mirë nga adhuruesit e këngëtares e cila edhe pse nuk lansoi një album arriti që të rrëmbejë vëmendjen me këngët dhe koncertet e shumta.
Lista vazhdon me hite tjera si “Finesse” nga Bruno Mars dhe këngë të tjera të njohura.
Nga vajzat shqiptare ky është suksesi më i madh në klasifikime deri tash, kurse kujtojmë se “New Rules” nga Dua Lipa ishte për një kohë të gjatë në top 10 të Billboard Hot 100, kurse Rita Ora kishte tri këngë në Billboard Hot 100.
Bebe Rexha ka vazhduar punën në projekte të reja të saj që i lanson shumë shpejt. /Telegrafi/