Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Këngëtarja ka publikuar javë më parë këngën më të re, e cila po pritet mirë prej publikut.
Mbrëmë ajo ka qenë e ftuar në shoun televiziv “The Late Show”, ku ka perfomuar live këngën “Meant To Be”.
Kjo e fundit deri më tani është shikuar mbi 46.3 milionë herë në YouTube ndërsa u duartrokit gjatë perfomanca e këngëtares në shoun e James Cordenit.
Gjithashtu bukuroshja shqiptare ka treguar se kënga u pozicionua në vendin e katërt të top-listave amerikane.
Ajo gjithashtu ka paralajmëruar disa koncerte gjatë vitit të ardhshëm anembanë globit pas sukseseve të njëpasnjëshme me këngët e fundit.
Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’iu publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/
https://youtu.be/d5hJ-sWKqTY?t=1