Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka pozuar për revistën e famshme italiane, “Grazia”.
Ajo ka dhënë një intervistë për revistën në fjalë, duke folur rreth më të rejave në jetë dhe karrierë.
Bebe Rexha shfaqet shumë atraktive në kopertinën e kësaj reviste, teksa pozon me flokët e shkurtra bionde, pranë një veture luksoze.
“Në kopertinën e ‘Grazia’. Çdo herë që më kërkohet të jem në një kopertinë, është kaq joreale, sepse unë jam vetëm unë, një vajzë e zakonshme dhe zakonisht është një modele në një kopertinë. Dhe unë tingëlloj aq brutale, por është vetëm e droguar. Pra, faleminderit”, ka shkruar artistja në Instagram.
E njëjta javë më parë u bë temë e mediave për fotografitë me bikini që ndau me ndjekësit e saj.
Ajo tha se pavarësisht gjithçkaje nuk i intereson që ta gënjejë publikun, duke i modifikuar fotot e saj me ‘photoshop’.
Ndërsa sa i përket muzikës, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së saj të fundit, “Last Hurrah”. /Telegrafi/