Site icon Telegrafi

Bebe Rexha shkëlqen me veshjen 35 mijë dollarëshe (Foto)

Ylli botëror i muzikës, shqiptarja Bebe Rexha, ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga “Warner Music Group”, që është edhe ngjarja vjetore që zhvillohet pas ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Ngjarja është mbajtur në “Milk Studios” në Los Anxhelos natën e mbrëmshme (15 janar, 2016).

Bebe Rexha në këtë ngjarje u spikat për veshjen e saj ekstravagante me një fustan transparent i mbuluar me gurë të çmuar që shkëlqente nën dritat e fotoaparateve, raporton Koha.net.

Vet artistja deklaroi se fustani që kishte përzgjedhur për këtë natë kishte kushtuar 35 mijë dollarë. Këtë ajo e bëri publike në profilin e saj në Snapchat ku pothuajse ka prezantuar tërë këtë ngjarje.

Exit mobile version