Site icon Telegrafi

Bebe Rexha shkëlqen me kostum të verdhë në New York

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images)

Bebe Rexha zgjodhi një kostum me ngjyrë të verdhë në eventin e “Audacy’s Leading Ladies” të mërkurën në New York City.

Këngëtarja kishte veshur një xhaketë me dy krahë me një palë pantallona të ngjashme ngjyrë të verdhë pastel.

Flokët e saj biondë ishin stiluar në kaçurrela, me shtresa të stilit të viteve ’70, shkruan WWD.

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images)

Rexha ka performuar në këtë event, i cili u mbajt në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ajo këndoi këngën e saj “Heart Wants What It Wants”, e cila u publikua në shkurt.

Lexo po ashtu Kënga e para shumë viteve i ishte bërë senzacion në TikTok, por Bebe Rexha kishte harruar që është kënga e saj

Këngëtarja gjithashtu iu bashkua në skenë prezantueses Karen Carson në këtë ngjarje, ku foli për muzikën dhe mënyrën se si arriti ta bindte Nicki Minajn të bashkëpunonin në këngën e tyre hit “No Broken Hearts”.

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images)

Kjo vjen pak kohë Rexha bëri një paraqitje të spikatur në “Nickelodeon’s 2023 Kids’ Choice Awards” të shtunën, ku ajo mahniti publikun e veshur me një kostum të bronztë.

Në këtë event ndarje çmimesh, ajo performoi hitin e saj’ I”m Good (Blue)”.

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images)

Artistja shqiptare me renome botërore gjithashtu po përgatitet për të shkuar në turneun e saj “Best F*n Night of My Life”, i cili do të mbahet nga 31 marsi deri më 1 korrik. Turneu përfshin koncerte në disa qytete të famshme kontinentit amerikano-verior si: Toronto; Phoenix; Portland, Oregon; Orlando, Florida; Boston dhe Solt Lake City, Jutah, për të përmendur disa. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/WireImage)

 

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/WireImage)

 

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/WireImage)

 

Bebe Rexha (Foto: Roy Rochlin/WireImage)
Exit mobile version