Telegrafi

Bebe Rexha shkëlqen me fustanin e argjendtë në tapetin e kuq të MTV VMA

Ka përfunduar edhe një ndër ngjarjet vjetore më të mëdha të muzikës botërore.

Edicioni i 35-të i ndarjes së çmimeve vjetore të MTV VIdeo Music Awards është rikthyer në qytetin e New Yorkut, ku ishin prezent artistët më të mirë dhe më të nxehta të botës së muzikës.

Padyshim që vëmendjen më të madhe e marrin këngëtaret me veshjet e tyre sa të hijshëm, por edhe në raste të ndryshme ekstravagant.

Bebe Rexha (Getty Images)

Njëra prej dy shqiptareve, Bebe Rexha ka marrë shumë komente pozitive për dukjen e saj në parakalimin në qilimin e kuq.

Bukuroshja jonë kishte të veshur një fustan të argjendtë të ndarë në dy pjesë që tregoi fizikën e saj seksi gjersa në mes ishte i qarë që i ekspozonte paksa këmbët.

Lexo po ashtu Tri shqiptare të nominuara, por vetëm Rita Ora fiton një çmim në MTV Video Music Awards

Fustani kombinuar me unazë dhe një sandale, këngëtaren 28-vjeçare e shfaqnin mjaft joshëse dhe seksi.

Theksojmë se ajo nuk arriti të rrëmbej çmimin “Best Collaboration (Bashkëpunimi më i mirë)”, ku ishte e nominuar për bashkëpunimin me Florida Georgia Line me këngën “Meant to Be”.

Lexo po ashtu Rita Ora i lë pak vend imagjinatës, shfaqet me fustan transparent në ceremoninë e MTV Video Music Awards

“Kisha një natë të këndshme. Nuk fitova. Por, ju kam juve fansa dhe kjo është fitorja e vetme për të cilën kam nevojë. Ju dua”, kishte shkruar pas ngjarjes në Twitter, Bebe.

Ndryshe, vetëm Rita Ora ka arritur të marr një çmim prej tre shqiptareve të nominuara në kategori të ndryshme, ku ishte edhe Dua Lipa. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Getty Images)

 

Bebe Rexha (Getty Images)

 

Bebe Rexha (Getty Images)

 

Bebe Rexha (Getty Images)

 

Bebe Rexha (Getty Images)