Site icon Telegrafi

Bebe Rexha shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos, merr vëmendje me stolitë tradicionale shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, vazhdon të jetë personazh shumë i komentuar në rrjete sociale për postimet që bën.

Duke mos mohuar asnjëherë origjinën e duke u ndjerë gjithnjë krenare se është shqiptare, ajo nuk heziton që herë pas here të shfaq ndonjë element tradicional si në veshje ashtu edhe në gjëra të tjera.

Bukuroshja nga Dibra kësaj radhe ka publikuar disa fotografi në Instagram, ndërsa tregon se po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

“Pak rock and roll në plazh nuk e lëndon asnjëherë askënd. Kam vënë stoli të arit turk që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur të martohesh, por unë i kam blerë për vete”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Bebe Rexha qesh me këngën e Naim Krasniqit: Ballkanasit mund të bëjnë muzikë nga gjithçka

Bebe vetëm pak ditë më parë ka bërë një postim të këngës “Telefoni” të Naim Krasniqit dhe Ezo Menic duke theksuar se shqiptarët mund të bëjnë muzikë nga gjithçka.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Ajo këtë vit ka korrë suksese të mëdha me publikimin e albumit të dytë në karrierë të quajtur “Better Mistakes”.

Projekti u lansua saktësisht në muajin maj dhe është pritur shumë mirë nga fansat e 32-vjeçares. /Telegrafi/

Exit mobile version