Telegrafi

Bebe Rexha shihet duke flirtuar me një mashkull misterioz, fillojnë aludimet për një lidhje dashurie

Bebe Rexha (Foto: Gettyimages/Guliver/Daily Mail)

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi ka shijuar kohën me një mashkull misterioz në Los Angeles.

30-vjeçarja së bashku me të janë parë duke shëtitur, ndërsa mbanin maska mbrojtëse kundër virusit vdekjeprurës, shkruan Daily Mail.

Derisa ishin në ambient të hapur, dyshja dukeshin të fokusuar në bisedë, ndërsa u panë shumë afër njëri-tjetrit.

Që të dy u shfaqën me një veshje të thjeshtë, ndërsa Bebe ani pse me një bluzë dhe pantallona modeste, ka shkëlqyer me dukjen.

Lexo po ashtu Bebe Rexha duket e mrekullueshme në shfaqjen "RuPaul's Drag Race"

Ndërsa u mbërritën te makinën e tyre, mashkulli misterioz kishte hequr maskën, teksa iu afrua afër fytyrës së këngëtares.

Bukuroshja bionde edhe pse është parë duke flirtuar, në rrjete sociale nuk ka dhënë ndonjë inicial për lidhje të mundshme dashurie.

Deri sa ajo po shijon shëtitjen, fansat e këngëtares kanë filluar me aludime se ajo tashmë ka filluar romancën. /Telegrafi/