Site icon Telegrafi

Bebe Rexha shfaqet shumëngjyrëshe në përkrahje të komunitetit LGBT

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë shumë e zëshme gjatë kësaj kohe me postime në rrjetet sociale.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në llogarinë e saj personale, Instagram, me anë të të cilit tregon se është në përkrahje të komunitetit LGBT.

Si shenjë përkrahje për grupin e lartpërmendur, bukuroshja ka zgjedhur të bëj grimin shumëngjyrësh.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Kjo ngase është kombinuar me flamurin shumëngjyrësh të tyre, i cili tashmë dihet se e identifikon komunitetin LGBTI.

Në bazë të kësaj, Bebe shihet se nuk është paragjykuese e grupit dhe se shpesh u del në mbrojtje në forma e mënyra të ndryshme.

Lexo po ashtu Bleona Qereti në përkrahje të komunitetit LGBTI, performoi sërish në “Vegas Pride”

“Pak vonë, por gëzuar ‘krenarinë’. Kam bërë vet grimin. Shpresoj të ju pëlqej. Ju dua shumë, përqafime”, ka shkruar 30-vjeçarja.

 

Përveç Bebes, dy shqiptaret e tjera të famshme ‘Rita Ora dhe Dua Lipa’ po ashtu janë mbështetëse të mëdha të këtij komuniteti. /Telegrafi/

Exit mobile version