Telegrafi

Bebe Rexha shfaqet provokuese në të zeza pranë pishinës

Bebe Rexha. Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të mbetet një prej personazheve më të komentuar në media.

Ajo është shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon disa nga ambientet e shtëpisë së saj luksoze

Jo rrallë herë mungojnë edhe imazhet provokuese nga ajo, duke dashur të ngacmojë imagjinatën e fansave të saj.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Së fundmi, Bebe Rexha ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku është shfaqur me një veshje mjaft transparente dhe provokuese në të zeza.

Këngëtarja shqiptare dukej edhe më atraktive teksa pozonte pranë pishinës së shtëpisë së saj.

Javët e para të janarit, Rexha i ka shfrytëzuar për pushime bashkë me familjen e saj, gjersa shumë shpejt do të nisë punën për këngën e re.

Ndërkohë që gjatë muajit shkurt, ajo do të jetë prezente në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”, ku është nominuar në dy kategori. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jeff Schear/Getty Images/Guliver)