Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po punon për projekte të reja muzikore.
Kështu ka bërë të ditur 32-vjeçarja përmes disa imazheve dhe video që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj të Instagramit ku ndiqet nga më shumë se 10 milionë persona.
Në disa imazhe bardhë e zi, këngëtarja e hitit “Meant to Be” ka treguar se ka nis punën në studio për të krijuar muzikë të re.
Me një këmishë të kombinuar me pantallona, dhe një pamje pa grim, Bebe dukej në formë të mirë dhe e relaksuar, teksa bashkë me të shihen edhe ekipi i saj muzikor.
Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettën, “Family”.
Në vitin që po lëmë pas, artistja shqiptare po ashtu lansoi albumin “Better Mistakes”, që është i dytë në karrierë. /Telegrafi/