Këngëtarja e njohur Bebe Rexha është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët dhe paraqitjet e saj.
E njëjta vazhdon të jetë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat është shpesh aktive.
Bleta (emri i vërtet i këngëtares) preferon që shpesh të publikojë ndonjë imazh të ndryshëm nga jeta e saj e përditshme, teksa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.
Së fundmi, ajo ka publikuar disa imazhe mjaft ngacmuese nga palestra, teksa ka fokusuar të pasmet në një prej fotografive.
Ajo ka vënë në pah kthesat e saj, ndërsa duket se për ta mbajtur trupin në formë, Rexha kujdeset mjaft që të ndjek ushtrimet në palestër.
Muajt në vazhdim, pritet ta gjejnë këngëtaren me një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/