Bebe Rexha sigurisht u dha njerëzve diçka për të parë ndërsa po dilte në New York të enjten mbrëma për të performuar në hapjen e ekspozitës së festave të fundvitit të dyqanit “Bloomingdale”.
Këngëtarja e hitit “Break My Heart Myself”, 32 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan të gjelbër me një print grafik të një trupi femëror të zhveshur.
Rexha u largua nga hoteli i saj me veshjen elegante, të cilin e kombinoi me një pallto lëkure të mbështjellë mbi supet e saj, shkruan DailyMail.
Fustani artistik paraqiste imazhe të mëdha të pikave të ujit gjatë gjithë printimit.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare i shtoi më shumë shkëlqim dukjes me një palë këpucë të zeza dhe duke vendosur syze dielli të zeza në sytë e saj.
Flokët e saj bionde ishin rregulluar në formën e valëzuara ndërsa binin mbi supet e saj. Artistja e lindur në New York mbante balluke në modelin e saj të ri të flokëve.
Ajo ishte magjepsëse nga koka deri te këmbët, teksa kishte realizuar një manikyr të veçantë dhe një makijazh që nxirrte në pah edhe bukurinë e saj natyrale.
Pamja e saj u stilua nga Sam Woolf, stilisti i preferuar i Bebe Rexhës, i cili ishte gjithashtu përgjegjës për dukjen e saj për Halloween muajin e kaluar.
Ylli me prejardhje nga Dibra e Madhe e Maqedonisë së Veriut, ishte e ftuara speciale për të performuar në ceremoninë vjetore të dyqanit, për të zbuluar dekorimet e tij të festave për edicionin e sivjetmë.
Spektakli me muzikë live nga artistja, u bë i disponueshëm për publikun e gjerë si pjesë e fushatës së markës luksoze “Give Happy holiday”.
Më herët gjatë ditës muzikantja e nominuar për çmimet “Grammy” u lajmërua në Instagram për të ndarë një fotografi me 10.7 milionë ndjekësit e saj.
Bebe dukej e mahnitshme në një imazh ëndërrimtar të shkrepur nga fotografi Brian Ziff.
Artistja me origjinë shqiptare kishte shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “E gjeta këtë në listën time të fotografive”.
Javën e kaluar, artistja mori pjesë në dasmën e shoqes së saj, aktores dhe modeles Paris Hilton në Bel-Air.
Rexha shfaqi elegancën e saj në një fustan të kaltër të dizajnuar nga Rami Kadi, teksa mbërriti në dasmën e mbushur me yje të enjten në mbrëmje.
Ajo pati rastin që në këtë dasmë të takohet nga afër dhe të qëndrojë edhe me super yllin, Kim Kardashian. /Telegrafi/