Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka paralajmëruar se sot (e martë) do të publikoj klipin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për videon muzikore të këngës “One In A Million”, të cilën ajo e publikoi muajin e kaluar në bashkëpunim me David Guettan.
E teksa ka kryer xhirimet e klipit në Los Angeles, 34-vjeçarja i ka ngacmuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar këto ditë pjesë nga klipi i ri në ardhje.
Në videon e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, Rexha mund të shihet teksa ecë rrugëve të Los Angeles, e veshur me një kostum të zi të shkurtët, me material rrjete te pjesa e poshtme.
Me flokët bionde të lëshuara drejt, Bebe Rexha mund të shihet teksa ecë rrugës duke provokuar kalimtarët dhe vënë në pah linjat e kolme të trupit.
“One In A Million” është një bashkëpunim me David Guettan, i cili vjen pas suksesit megaloman që pati bashkëpunimi i tyre i vitit 2022, “I’m Good (Blue)”. /Telegrafi/