Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj profesionale.
Ajo ka njoftuar fansat se janë shitur dhjetë milionë kopje të këngës së saj “Meant to Be” – njëherësh projekti që e ka ngritur dhe e ka bërë të ketë famë të jashtëzakonshme si këngëtare.
Lajmin e ka ndarë me fansat përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale, Instagram.
“Dhjetë milionë kopje janë shitur të Meant to Be”/ Diamond. Faleminderit shumë për Florida George Line dhe për fansat e mi të mrekullueshëm. Faleminderit shumë për përkrahjen. Kjo është çmenduri. Faleminderit shumë shumë”, ka shkruar biondja nga Dibra – e cila po ashtu ka etiketuar të gjithë bashkëpuntorët e këngës.
Në një tjetër postim të ndarë në InstaStory 31 vjeçarja shtoi, “vetëm 39 këngë të tjera kanë fituar këtë pllakatë diamanti në histori”.
“Meant to be” ndërkohë u publikua saktësisht më 23 tetor të vitit 2017 dhe lirshëm mund të thuhet se është një nga projektet më të suksesshme të yllit shqiptar.
Krahas çmimeve, kënga ka arritur mbi 937 milionë shikime në platformën e popullarizuar YouTube. /Telegrafi/