Bebe Rexha ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e saj si kantautore, duke u bërë një nga artistet me dy këngë të certifikuara si “Diamond” në Shtetet e Bashkuara.
Lajmi u shpërnda nga një faqe e fansave të saj në platformën X (ish-Twitter), duke theksuar që këngët “Meant To Be” dhe “The Monster” kanë kaluar shifrën prej 10 milionë shitjeve secila, duke i dhënë asaj një tjetër njohje prestigjioze si tekstshkruese.
Kjo arritje e jashtëzakonshme u shpërnda edhe nga vetë Bebe Rexha në InstaStory, ku ajo postoi njoftimin bashkë me një reagim të ndjerë: “Unë si 13-vjeçare nuk do ta besoja kurrë që do të shkruaja dy këngë të certifikuara Diamond”.
Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” nisi karrierën e saj si tekstshkruese, duke bërë emër me këngën “The Monster”, e interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, e cila së shpejti pritet të marrë certifikimin “Diamond” nga RIAA.
.@BebeRexha is now a Songwriter who has penned 2 DIAMOND records in the US (eligible):
Meant To Be — 13M
The Monster — 10M— When “The Monster” is certified, Bebe Rexha will receive a second ‘Diamond Award’ for being credited as a composer and songwriter. pic.twitter.com/IPmI5HR17U
— BRGT (@BebeRexha_GT) February 21, 2025
Më pas, ajo vazhdoi me një karrierë solo të suksesshme, duke sjellë hite të panumërta dhe duke fituar një vend të rëndësishëm në industrinë muzikore globale.
Me këtë sukses të ri, Bebe Rexha forcon statusin e saj si një nga tekstshkrueset më të fuqishme të muzikës bashkëkohore, duke dëshmuar edhe një herë talentin dhe ndikimin e saj në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/