Site icon Telegrafi

Bebe Rexha rreth klipit të fundit: Vij nga një familje konservatore, por nuk e ka problem të shfaqem seksi nëse duhet

Bebe Rexha (Photo by Rich Fury/Getty Images for The Recording Academy)

Bebe Rexha është në qendër të vëmendjes së shoqërisë me këngë e reja që po sjell kohët e fundit.

Këngëtarja që ishte e nominuar në “Grammy Awards” ka folur për Fox News rreth standardeve të dyfishta që thotë se po përballet si artiste femër duke iu përgjigjur kritikëve – duke përfshirë edhe babanë e saj – të cilët e konsiderojnë videon e saj më të re muzikore, “Last Hurray”, shumë me skena intime.

“Unë si grua përpiqem që mos të shfajësohem dhe ta përqafoj seksualitetin tim – dhe të bëj atë që dua”, tha Rexha për Fox News.

“Unë vij nga një familje konservatore, por për mua vlen rregulla se e bëjë atë se çfarë dua të bëj, sepse ky është art. Unë nuk mund të bëjë art vetëm për t’i bërë të lumtur të tjetër, unë duhet ta bëj veten të lumtur dhe kjo është ajo që më nevojitet”, tha më tutje këngëtarja shqiptare.

Rexha tha se përqafimi i seksualitetit të saj është një pjesë e rëndësishme e krijimit të muzikës dhe nuk pajtohet me nomenklaturën që mendon se një grua duhet ta tregojë veten vetëm në mënyrë sensuale.

Bebe Rexha (Photo by Cindy Ord/Getty Images for Frito-Lay North America)

“Nëse dua të jem seksi, do të dukem seksi”, pohoi 29 vjeçarja dhe shtoi se “Nëse një person do ta hiqte këmishën dhe do të nxirrte atributet trupore, nuk do të thotë se po e shfrytëzon seksualitetin e saj”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha "aksidentalisht" publikon mesazhin e babait për këngën "Last Hurrah": Boll publikove pornografi, po më turpëron në publik

Tani, Rexha është pjesë e kampanjës më të re të çipsave “Lays” gjersa është duke punuar në projekte të reja muzikore. Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar se do mbajë disa koncerte të ndryshme anembanë globit tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version