Telegrafi

Bebe Rexha rrëmben vëmendjen me xhaketë neoni në “Kids ‘Choice Awards”

Bebe Rexha mori pjesë të shtunën në “Kids ‘Choice Awards”, organizuar nga Nickelodeon në Los Anxhelos.

Këngëtarja 29 vjeçare, kishte veshur një xhaketë neoni të verdhë me një rrip monokrome të “Whyte Studio”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kështu u duk Bebe Rexha në “Kids ‘Choice Awards” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Duke theksuar karakteristikat e saj trupore, këngëtarja shqiptare arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve medukjen e saj.

Ndërsa në shfaqjen e çmimeve, Bebe Rexha u pa duke qëndruar në afërsi me këngëtaren dhe aktoren fituese të “Oscar”-it, Jennifer Hudson.

Bebe Rexha dhe Janelle Monáe ndanë një çmim së bashku në “Kids’ Choice Awards” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenën e festivalit për të dhënë çmimin e aktores së preferuar të filmit “The Kissing Booth”.

Fëmijët e “Kids’ Choice Awards” të së shtunës u pritën nga DJ Khaled, i cili solli me vete gruan e tij Nicole Tuck dhe djalin e tyre dyvjeçar Asahd.

Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver

“Kids ‘Choice Awards” është një shfaqje vjetore e ndarjes së çmimeve të fëmijëve amerikanë që është prodhuar nga Nickelodeon. Është një mbrëmje që zakonisht organizohet në mars dhe nderon projektet më të mëdha televizive, filmike dhe muzikore të vitit të votuara nga shikuesit në mbarë botën të kanalit “Nickelodeon”.

Bebe Rexha ishte e nominuar në këtë mbrëmje për çmimin “Bashkëpunimi më I mire I vitit” për “Meant to be” që e këndon në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line, por u mund nga DJ Khaled featuring Justin Bieber, Chance the Rapper, dhe Quavo që e fituan këtë çmim me këngën ““No Brainer”. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)