Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, prej disa ditësh nuk ishte aktive në rrjetet sociale.
Ajo kishte treguar se kjo qetësi e saj vinte për shkak të probleme me shëndetin mental, duke u munduar të qëndrojë e balancuar në jetën reale.
“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër fotografi glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq. Është jashtëzakonisht e vështirë t’i mbaj emocionet e mia të qëndrueshme dhe të mos panikohem 24/7. Jam thjesht e mërzitur dhe ndihem e vetmuar”, është shprehur Bebe Rexha në një nga postimet paraprake të kësaj gjendjeje në Twitter.
Por tani ajo është rikthyer dhe gjendja e saj duket të jetë më e mirë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një video që publikoi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke bërë ushtrime për të pasmet e saj, teksa në duar mbante qenin e saj të quajtur Bear.
Mesa duket ajo është më energjike ditëve të fundit, teksa për këtë gjë po i ndihmon edhe aktiviteti i shtuar fizik.
Më pas, këngëtarja shqiptare hodhi në Instagram edhe një tjetër fotografi, ku shfaqej me kitarë në dorë në studion e saj, teksa tregonte se është duke punuar për këngët e saj të reja.
“Duke bërë këngë, shkruani një koment nëse jeni kitarë”, ishte mbishkrimi i 30-vjeçares përbri kësaj fotografie.
Rexha ka treguar se ka disa këngë gati dhe pret vetëm t’i finalizojë ato me klipe për t’i publikuar. /Telegrafi/