Olly Murs u skuq pasi u refuzua live nga Bebe Rexha në shoun televiziv ‘Channel Brunch’ të Channel 4.
Momenti serioz i çuditshëm erdhi pasi dyshja u shfaqën në emisionin e së dielës në mëngjes.
Gjatë shout, Bebe me shaka pyeti “A ka ndonjë djalë të bukur, single? Mashkull që kërkon një vajzë që dinë t’i gatuajë”.
I ulur në studio, Olly bëri lëvizjen e parë duke e ngritur dorën, bërtiti “Unë jam këtu”.
Megjithatë, përgjigja e këngëtares për britanikun ishte e shpejtë duke thënë se nuk do të lidhet me ndonjë këngëtar.
Këngëtari më vonë e sqaroi situatën përmes Instagramit, duke publikuar një fotografi të përbashkët me bukuroshen shqiptaren, “Mendoni Bebe Rexha nuk i pëlqeu aftësitë e mia këtë mëngjes”.
Ndryshe, 27-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/