Telegrafi

Bebe Rexha reagon ashpër ndaj abuzimeve seksuale (Foto)

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të famshme të momentit në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare është bërë pjesë e pandashme e shoqërisë amerikane, ku edhe po zhvillojë karrierën prej artisteje.

Së fundi ka filluar një fushatë e femrave, e cila po përkrahet edhe prej meshkujve, kundër gjuhës seksiste dhe abuzimeve seksuale ndaj grave.

Kësaj fushate i është bashkuar edhe ajo duke publikuar një mesazh në llogaritë personale të rrjeteve sociale.

“Nëse do të më thërrisni bushtër, më thirrni bushtër e keqe”, ka shkruar ndër të tjerash Rexha në Instagram.

Kujtojmë se botën e industrisë së filmave amerikane e kanë kapluar skandalet, ku një numër i aktorëve dhe regjisorëve po akuzohen për ngacmim seksual të femrave.

Ndryshe, 28-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/