Paniku i coronaivursIt i shpërndarë tashmë në mbarë botën, ka bërë i gjithë njerëzimi të kthejë kokën nga tema më e diskutuar e momentit.
Njerëz nga mbarë globi po ndërmarrin masa për preventimin e infektimit, teksa këshilla më e shpeshtë që iu jepet është të qëndruarit në izolim.
Shkaktimi i një paniku më të madh se që në të vërtetë është, vijnë si rezultat i emocioneve të pakontrolluar dhe këshillat kryesore nga profesionistët që merren me çështjet e shëndetit mendor, janë ruajtja e qetësisë në radhë të parë.
Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, e cila ka folur gjithnjë hapur lidhur me problemet e saj me shëndetin mental, ka bërë së fundmi një status në Twitter, duke ua kujtuar fansave një prej frazave më të njohura të një prej këngëve të saj, e që më së miri i përshtatet situatës në të cilën bota ndodhet.
Everything’s gonna be all right everything‘s gonna be OK it’s gonna be a good good life that’s what my therapist say.
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 12, 2020
“Çdo gjë do të shkojë mirë, çdo gjë do të jetë në rregull – kjo është ajo që terapistët e mi thonë”, shkroi artistja 30-vjeçare në Twitter.
Me këtë ajo iu referua frazës së njohur të këngës së saj hit “I’m a mess”, në të cilën këngëtarja tregoi haptazi për çrregullimet e saj mendore.
Kështu ajo i këshilloi fansat e saj që të mos përhapin panik dhe të jenë të qetë me veten, në mënyrë që gjithçka të shkojë mirë në këtë periudhë të vështirë globale.
“I’m a mess” përndryshe është një nga këngët më të suksesshme të artistes Bebe Rexha, e cila ishte pjesë e albumit të saj debutues “Expectations” në vitin 2018, dhe deri më tani është klikuar mbi 300 milionë herë vetëm në YouTube. /Telegrafi/