Këngëtarja Bebe Rexha është goditur me një telefon në fytyrë teksa ishte në një koncert në New York të dielën.
Artistja, kantautorja 33 vjeçare po këndonte në një koncert në The Rooftop në Pier 17 në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.
Siç shihet në një video në Twitter, krijuesja e “Back to You” u pa duke interpretuar dhe duke u drejtuar drejt pjesës së përparme të skenës me një ansambël ngjyrë vjollce.
Absolutely great show ruined by a fan throwing their phone at @BebeRexha hopefully she is ok after that pic.twitter.com/4eBScgurv5
— Alex Chavez (@captiv_8_) June 19, 2023
Derisa biondja ishte përballë audiencës, një telefon u pa nga turma duke e goditur atë drejtpërdrejt në fytyrë.
Pas një momenti tronditjeje, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarë të shumtë të ekipit nxituan për ta ndihmuar.
Videoja u shpërnda nga një numër i të pranishmëve të koncertit në Big Apple të dielën, teksa njëri nga ta postoi një video të yllit, emri i plotë i së cilës është Bleta Rexha, duke u ndihmuar të dilte nga skena pas incidentit të rëndë.
Mjekët më pas po kujdeseshin duke i dhënë kështu trajtimin e duhur pas këtij incidenti.
Reagimet qenë të shumta nga fansat e këngëtares, teksa shumë prej tyre ishin të ashpër për atë se si mund të bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/