Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, prezantoi së fundmi projektin e saj muzikor më të ri, “Sabotage”.
Kjo këngë e zhanrit baladë është pritur mirë nga fansat, duke marrë menjëherë një vëmendje të shtuar në mbarë platformat muzikore ku mundësohet dëgjimi i saj.
Me të publikuar kjo këngë, shumë nga kompanitë e distribuimit muzikor janë kujdesur pë promovimin e saj në qytetet e mëdha metropolitiane.
Spotify me degën e saj në Rusi, është kujdesur që artistes shqiptare t’i kushtojë një vëmendje në një nga ‘billboard’-et më të mëdha të Moskës.
Ata kanë publikuar fotografinë promovuese të këngës “Sabotage” të Bebe Rexhës, duke i inkurajuar kështu rusët që ta dëgjojnë këngën e saj më të re.
Me të parë këtë edhe vet këngëtarja me origjinë shqiptare u befasua, me çka vendosi t’i bëjë një falënderim Spotify Russia, duke publikuar një fotogrrafi të ‘billboard’-it në InstaStory.
“Sabotage” është njëra ndër këngët e publikuara të albumit të saj më të ri në ardhje, “Better Mistakes”, i cili i plotë do të publikohet këtë vit, më 7 maj. /Telegrafi/