Site icon Telegrafi

Bebe Rexha publikon video provokuese nga ushtrimet në palestër, vë në pah gjoksin atraktiv

Bebe Rexha (Foto:Emma McIntyre/Getty Images for City of Hope/Guliver)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Këtë vit, ajo lansoi albumin e saj të ri “Expectations”, i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Nga të gjitha këngët e këtij albumi, ishte “I’m a mess” ajo e cila u shndërrua në hit, dhe mori pëlqyeshmëri të madhe.

Bebe Rexha (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, ku shfaqej duke bërë ushtrimet në palestër.

Lexo po ashtu Miqësi e mirë mes shqiptareve të famshme: Rita Ora dhe Bebe Rexha e mbështesin vazhdimisht njëra-tjetrën

Ajo dukej mjaft energjike, teksa vazhdimisht vinte në pah gjoksin e saj atraktiv.

Rexha njihet për format e saj trupore, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë në asnjë prej paraqitjeve të saj.

Videoja në fjalë ka rrëmbyer vëmendjen e madhe të fansave të saj, të cilët janë plot gjashtë milionë vetëm në Instagram. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version