Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, këto ditë i është përkushtuar më shumë palestrës.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa video, nga ushtrimet e bëra së fundmi gjatë seancës së ‘cardios’.
Teksa ndodhej në biçikletë duke djersitur, në një moment 31-vjeçarja ka kthyer kamerën nga të pasmet e saj.
Artistja shqiptare është lavdëruar gjithmonë me përmasat e mëdha të të pasmëve të saj, duke u shprehur se i pëlqen trupi i saj ashtu siç është.
Duke bërë aktivitet të shpejt dhe të qëndrueshëm në palestër, ajo tregoi se e ka marrë vërtet seriozisht punën e humbjes së disa kalorive.
Ndërkohë, në sferën profesionale Bebe Rexha po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin të dhënë në fillim këtij muaji, Rexha u shpreh se ky album është i inspiruar mbi jetën e saj reale, përkatësisht ballafaqimit me problemet e shëndetit mendor.
“Unë thjesht dua, e dini, njerëzit dhe fëmijët në të gjithë botën të mos ndihen vetëm dhe të dinë se ata janë të fortë dhe ata mund të kapërcejnë gjithçka për të cilën ata mendojnë. Dhe, thjesht doja të shkruaja këngë që i bëjnë njerëzit të mos ndihen sikur janë vetëm dhe mund të dëgjojnë këngët e mia dhe ta dinë që unë jam aty për ta”, ka thënë artistja me origjinë shqiptare për Telegrafin.
Ajo gjithashtu është shprehur se shpreson ta vizitojë Kosovën për herë të parë në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/