Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur një resort luksoz në ishullin e Hawaiit, për të kaluar pak kohë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Artistja 31-vjeçare e cila njihet për promovimin e pozitivitetit të trupit të saj, ka publikuar disa imazhe për ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar pa hezitim linjat e trupit.
Në një nga videot e fundit të publikuara në TikTok, ajo mund të shihet me rroba plazhi në trup, teksa vallëzon nën ritmet e këngës latine “Ela Ja Ta Louca” nga Anderson Neiff dhe John Johnis.
Në një moment, artistja e lindur me emrin e vërtetë Bleta Rexha, mund të shihet duke bërë lëvizje provokuese ndërsa vë në pah të pasmet e saj të bujshme.
@beberexhaLololol I tried. Eh Amo o Brazil.♬ Ela Já Tá Louca – Anderson Neiff & John Johnis
Se është pa komplekse, ajo e vërtetoi edhe në disa imazhe të tjera të publikuara në InstaStory.
Interpretuesja e hitit “I’m a mess” tregoi të pasmet para kamerës, e veshur me bikini teksa shijonte një not në ujin e kthjellët të burimeve të ishullit tropikal.
Bebe Rexha ka treguar se pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo nuk ndjehet inferiore, por përkundrazi e promovon me krenari trupin e saj për të rritur ndërgjegjësimin edhe te gratë e tjera. /Telegrafi/