Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka mbajtur së fundmi një koncert në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ka performuar në “O2 Shepherd’s Bush Empire” të Londrës, me çka edhe ka shënuar nisjen e turneut të saj, “Best F*n Night Of My Life” në Evropë.
33-vjeçarja gjatë kësaj mbrëmje entuziasmoi publikun britanik, duke performuar disa nga hitet më të mëdha të karrierës së saj, dhe në veçanti të albumit të saj më të fundit, “Bebe”.
Ajo ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga koncerti, ku mund të shihet se atmosfera ka qenë në maksimum.
Mes të tjerash, artistja e hitit “I’m A Mess” publikoi edhe një video, ku mund të shihej teksa bën lëvizje provokuese në skenë për fansat.
Fotografitë e tjera përfshinin të tjera momente nga performanca në skenë, ku atmosfera duket të ketë qenë fantastike.
Turneu evropian i këngëtares shqiptare vjen pak kohë pasi ajo konfirmoi në rrjetet sociale se ishte ndarë nga i dashuri i saj prej shumë vitesh, Keyan Safyari.
Përmes një mesazhi që ajo e bëri publik në rrjetet sociale, Bebe Rexha, la të kuptohet se i dashuri e ka lënë për shkak të shtimit të madh në peshë. /Telegrafi/