Telegrafi

Bebe Rexha publikon video duke treguar linjat trupore, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet me të dashurin

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”.

Për shkak të situatës pandemike, ajo ende nuk ka mundur të realizojë një turne koncertesh, megjithatë këtë kohë ajo po e shfrytëzon për të punuar dhe për të qenë pranë më të dashurve të saj.

Rexha e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me fasnsat e saj në Instagram një sërë fotografish dhe videosh.

Fillimisht, ajo publikoi për fansat një video të shkurtët, ku shfaqte linjat e saj trupore në një paraqitje me bikini para pasqyrës.

Ajo është shquar gjithmonë për format e bujshme të trupit dhe paraqitjet e guximshme në klipe dhe rrjetet sociale, në të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë linjat e saj.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ndërkohë më pas nuk munguan edhe disa fotografi të reja, ku 31-vjeçarja shfaqej në krahët e të dashurit të saj, Keyan Safyari.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare ka më shumë se një vit që është në lidhje me regjisorin e njohur amerikan dhe duket tejet e lumtur në krahët e tij.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin muajin e kaluar, artistja me bazë në Los Angeles, foli për dëshirën e saj të madhe për ta vizituar së shpejti Kosovën për herë të parë në jetën e saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha intervistë ekskluzive për Telegrafin: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë ta vizitoj atë vend

E njëjta nuk ka lënë pa përmendur punën e bërë për albumin e saj të fundit, “Better Mistakes” dhe sukseset që po shijon pas publikimit të tij. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram