Telegrafi

Bebe Rexha publikon video duke bërë lëvizje provokuese dhe treguar gjoksin

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/TikTok)

Këngëtarja Bebe Rexha po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të ri, të vetë-titulluar “Bebe”.

Albumi në fjalë përmban plot këngë të reja, mes tyre edhe tri bashkëpunime shumë të suksesshme: “I’m Good (Blue)” me David Guettan, “Satellite” me Snoop Dogg dhe “Seasons” me Dolly Parton.

33-vjeçarja gjatë këtyre ditëve ka publikuar fotografi dhe video të ndryshme, duke promovuar disa nga këngët e reja të albumit.

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Rexha është e njohur për videot e saj të famshme në TikTok, ku në të shumtën e rasteve nuk mungojnë lëvizjet dhe vallëzimet provokuese.

Lexo po ashtu "Çfarë po ndodh me flokët e mi", Bebe Rexha publikon imazhe pa makijazh dhe me flokë të çrregullta

Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m a mess” ka publikuar një video, ku shfaqet e veshur në një kostum të zi që thekson linjat e saj trupore teksa bën vazhdimisht lëvizje të ndryshme provokuese.

Nën ritmet e këngës “If you see me, follow this”, Bebe Rexha bëri që kjo video të marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë, të cilët janë hiç më pak se 8.2 milionë vetëm në TiktTok.

Në fund të këtij muaji, ajo do të nisë turneun e saj të koncerteve të titulluar “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut dhe më pas në disa shtete të Evropës. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)