Telegrafi

Bebe Rexha publikon video atraktive në TikTok, duke dridhur të pasmet e bujshme para kamerës

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Sacrifice”.

Kënga e cila është pritur mirë nga publiku është pjesë e albumit të saj të ri në ardhje, që do të publikohet së shpejti.

Rexha, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, i ka të shpeshta postimet në platformat e ndryshme si Facebook, Instagram, SnapChat dhe TikTok.

Në këtë të fundit, ajo ka publikuar një video provokuese, ku shfaqet e veshur në tuta sportive ndërsa dridh të pasmet e saj para kamerës.

Lexo po ashtu Bebe Rexha bën lëvizje provokuese para kamerës, ndërsa vë në pah dhëmbët e saj të arit

Ajo ka bërë shaka, duke marrë një litarë dhe tërhequr atë, e më pas e lëshonte dhe fillonte të dridhej sikur të ishte një marionetë e kurdisur.

@beberexha

No bushes in my front yard

♬ original sound – Isaiahsbaconn

Videoja në fjalë është klikuar dhe komentuar shumë nga ndjekësit, të cilët janë “ngacmuar” pak nga kjo paraqitje atraktive e saj.

Bebe Rexha përndryshe vazhdon të mbetet personaliteti më i ndjekur shqiptar në TikTok, me mbi 5.9 milionë përdorues që e ndjekin atë, pasuar nga Dua Lipa me 5.3 dhe Ava Max me 1.5 milionë sosh. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram