Telegrafi

Bebe Rexha publikon trailerin e hitit të ri (Video)

Bebe Rexha kohët e fundi po njihet si këngëtare e suksesshme.

Por, shqiptarja është edhe një tekstshkruese e mirë, ku në të kaluarën ka shkruar edhe për Eminem e Rihanna.

Lexo po ashtu Bebe Rexha ka frikë mos po “dështon” në mundësinë e jetës (Foto)

Së fundi, Bebe ka krijuar edhe vijën melodike të këngës më të re, të cilën e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, transmeton Telegrafi.

“Vetëm sa e përfundova melodinë e single tim më të ri “I Got You. I’d love to see yours”, ka shkruar Bebe në Instagram teksa shihet duke kënduar dibrania.

Ndryshe, 27-vjeçarja nuk ka bërë të ditur ditën kur do ta publikon këngën e re, e cila pritet të jetë mjaft ritmike. /Telegrafi/