Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses të madh së fundmi në karrierën e saj.
Kënga “Meant to be”, të cilën ajo e solli në bashkëpunim me grupin e njohur Florida Georgina Line, u rendit si kënga e tretë e vitit në top listën zyrtare të “Billboard”.
E lumtur nga ky sukses, Bebe Rexha vendosi t’i falënderojë të gjithë fansat e saj për mbështetjen, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Këngëtarja shqiptare ndan shpesh me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.
Një të tillë, Bebe Rexha e publikoi së fundmi për fansat e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej në shtratin e saj e sapo zgjuar nga gjumi.
Nga ajo çfarë shihet në fotografi, këngëtarja ka lënë të kuptohet se ka qenë e zhveshur, me ç’rast ka nxitur edhe imagjinatën e fansave të saj.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e këtyre të fundit nuk kanë munguar, kryesisht duke e komplimentuar për energjinë e saj pozitive. /Telegrafi/