Ditë më parë këngëtares shqiptare i ishte thyer llogaria në rrjetin social Instagram.
Por, në saje të ndërhyrjes së shpejtë, këngëtarja ka rikthyer sërish llogarinë dhe me këtë rast edhe aktivitetin e njoftimit të ndjekësve.
Bebe Rexha ka publikuar një video në të cilën shihet duke kënduar, transmeton Telegrafi.
Talentin në këndim e kishte shprehur në vitin 1995 kur ishte xhiruar duke kënduar një këngë së bashku me shoqet e saja.
“Pas kësaj dua ta këndoj edhe një tjetër”, ka shkruar Bebe Rexha në Instagram.
Ndryshe, do të jetë pjesë e koncertit “Mirë se vini”, i cili do të mbahet me 3 prill në Los Angeles.
Vlen të theksohet se këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/