Telegrafi

Bebe Rexha publikon një video se si dukej para pesë vitesh

Bebe Rexha (Foto: Cindy Ord/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha tash është një bionde atraktive, mirëpo në fillimet e famës së saj ajo ka qenë zeshkane.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është duke realizuar albumin e saj të radhës, ndërsa vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi dhjetë milionë ndjekës, 30-vjeçarja e ka publikuar një video të xhiruar në vitin 2015.

“Derisa jam duke e përfunduar albumin tim, ja një video timen në Los Angeles nga viti 2015, kur isha duke punuar në materiale të reja muzikore. Bebe me flokë kafe”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Lexo po ashtu "Dhimbje, paragjykime e shumë vuajtje", Bebe Rexha flet hapur për problemet që shëndeti mendor i ka sjell gjatë gjithë jetës së saj

Ndryshe, artistja me prejardhje nga Dibra së fundmi ka folur për problemet e saja me shëndetin mendor. /Telegrafi/