Telegrafi

Bebe Rexha publikon një video duke bërë lëvizje provokuese në rrjetet sociale

Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë një nga emrat mjaft të përfolur në media dhe rrjete sociale.

Ajo është e ndjekur nga mbi gjashtë milionë njerëz në Instagram, rrjet në të cilin shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare vendosi t’i përshëndesë fansat e saj me një video mjaft ‘të nxehtë’, ku shfaqet duke bërë lëvizje provokuese.

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), vë në pah këmbët e saj atraktive, ndërsa rrëmben vazhdimisht vëmendjen me lëvizjet e saj.

Lexo po ashtu Dua Lipa me katër nominime dhe Bebe Rexha me një në MTV EMA 2018, shqiptarët kanë të drejtë votimi për artistet

“Kur party ka mbaruar, por ju ende vazhdoni”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos, ku shfaqet duke kërcyer.

Mesa duket, këngëtarja ka pasur rastin që të shijojë një natë të mirë me shoqërinë, nga ku ka ngelur mjaft e ngazëllyer.

Aktualisht, Bebe Rexha ende po shijon suksesin e albumit të saj të fundit “Expectations”, nga ku dolën shumë hite si: “I’m a mess”, “Self Control”, “Knees” etj. /Telegrafi/