Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke përgatitur një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me reperen Doja Cat.
“Baby I’m jealous” titullohet kjo këngë, e cila është pjesë e albumit të saj më të ri, që do të publikohet së shpejti.
Ditë më parë, dy vajzat kanë kryer edhe xhirimet e klipit, në të cilin do të vijnë me një performancë mjaft atraktive dhe provokuese.
Bebe Rexha këto ditë ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e jashtme, duke i lyer flokët e saj në të kuqe.
Ajo publikoi së fundmi në rrjetet sociale një fotografi të re, të realizuar me dukjen e re me flokët në ngjyrën e flamurit kombëtar.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë paraqitje.
Kjo do të jetë kënga e parë që Bebe Rexha do të publikojë për këtë vit, pasi pandemia globale COVID-19 shtyu planet e saj për publikimin e mëhershëm të albumit. /Telegrafi/