Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
“I’m a mess” , kënga është publikuar kohë më parë në platforma të ndryshme muzikore në versionin audio.
Por, duke parë interesimin e madh të fansave për këngën, i cili është dëgjuar rreth 50 milionë herë në YouTube, bukuroshja jonë ka vendosur ta sjell me klip.
Në fakt, ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një pjesë të vogël të videos së këngës.
Këngëtarja si gjithmonë duket energjike dhe tejet elektrizuese gjersa videoja në tërësi do të publikohet gjatë ditës së sotme.
Theksojmë se biondina ka pohuar ditë më parë se kënga ka elemente nga personaliteti i saj.
Ndryshe, 28-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe po mban koncerte anembanë globit. /Telegrafi/