Telegrafi

Bebe Rexha publikon një pjesë të albumit në ditën e Pavarësisë së Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, e ka nisur fuqishëm vitin 2017, duke publikuar së pari një këngë të re solo, gjersa muajt e ardhshëm do ta gjejnë këngëtaren edhe me një projekt gjigant.

Ajo ka bërë të ditur se këtë vit do të publikojë albumin e saj më të ri, me titull “All Your Fault”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha krijon atmosferë fantastike për 11 milionë shikues amerikanë (Video)

Por, befasia e Bletës është se ajo do të publikojë një pjesë të albumit të saj në një datë shumë të veçantë për shqiptarët.

Një pjesë nga albumi i saj i ri vjen pikërisht me datë 17 shkurt, me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Ky album pritet të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren, i cili do të vulosë imazhin e një artisteje tashmë të afirmuar. /Telegrafi/