Site icon Telegrafi

Bebe Rexha publikon një fotografi nga fëmijëria me nënën e saj

Bebe Rexha (Foto: Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha e ka shpërndarë një fotografi nga fëmijëria, në të cilën ndodhet me nënën e saj, Bukurije Rexha.

Në përshkrimin e këtij imazhi, këngëtarja e famshme shqiptare ia ka shprehur dashurinë nënës së saj me disa fjalë në anglisht dhe të tjerat në shqip.

“Të dua nëna Rexha. Zemra ime”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë së postuar në Facebook dhe në Instagram.

Festa e Ditës së Nënës nderon nënë e familjes dhe amësinë në përgjithësi, lidhjet amësore dhe ndikimin e nënave në shoqëri.

Dita moderne e Nënës në Shtetet e Bashkuara zakonisht festohet në të dielën e dytë të muajit maj (që këtë vit ishte më 10 maj). /Telegrafi/

Exit mobile version