Ajo ka qenë duke shijuar suksesin me projektet e fundit muzikore që ka realizuar.
Dhe Bebe Rexha gjen kohë që t’ia përkushtojë edhe të dashurit të saj, Keyan Safyari.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Bebe është shfaqur nën krahët e Keyan derisa po shijonin kohën.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare zgjodhi që për fansat të ndajë edhe një moment intim, derisa u shfaq duke shkëmbyer puthje.
Bukuroshja bionde shihej në kamerë, por e kishte pozicionuar në atë mënyrë që i dashuri i saj shihej vetëm nga mbrapa.
Përndryshe Bebe nuk e publikon shpesh të dashurin në rrjete sociale, por që shpesh fotografohet nga paparacit gjatë daljeve të saj.
“Chain my heart” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Topic. /Telegrafi/